MENU
klinika

Deklarata

Forumi i gruas/ Idrizi: Sfidë për të çuar në vend amanetin e të parëve

10.02.2019 - 13:41

Forumi i Gruas së PDIU është mbledhur sot në një takim, ku ka marrë pjesë dhe kreu i kësaj force Shpëtim Idrizi.

Në fjalën e tij, Idrizi tha se PDIU është një parti e pazakontë dhe është krijuar për inatin e askujt.

“Ne kemi zgjedhur të bëjmë një rrugëtim bashkë dhe kur njeriu zgjedh të bëjë një rrugë, e shkuara e tashmja e ardhmja është një sfidë. Kthehet e gjitha në sfidë sidomos për ne shqiptarët e Çamërisë. Çdo ditë e jona është një sfidë e madhe për të çuar në vend dinjitetin dhe amanetin e të parëve tanë.
Ne jemi njerëz të pazakontë dhe aderojmë në një parti të pazakontë. Kush më shumë se ne shqiptarët e Çamërisë kjo padrejtësi ka shënjuar gjithë jetën tonë. Sigurisht dhe PDIU është një parti e pazakontë, ajo nuk është krijuar për inatin e askujt dhe as që dikush ta ketë dhe të kapë një ven në pushtet por është krijuar si partia e çështjes kombëtare. Është krijuar si partia e neoshqiptarizmës”, tha kryetari i PDIU