MENU
klinika

Flet ministri serb

Daçiç deklaratë të fortë: Dialog Kosovë-Serbi me një kusht

10.02.2019 - 14:38

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun për marrëveshjen me Kosovën, pa heqjen e taksës për mallrat nga Prishtina zyrtare.

Gjatë një interviste, Daçiç tha se kjo gjë është diskutuar edhe në OKB, dhe nuk është kusht por një gjë e logjikshme. Edhe pse bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës kanë pasur luhatje të herëpashershme, taksa 100% që Prishtina zyrtare ka vendosur për çdo lloj produkti serb të importuar, e ka tensionuar së tepërmi klimen diplomatike mes dy vendeve. Diskutimi i kësaj çështjeje edhe në mbledhjen e fundit të OKB-së, ka entuziastmuar së tepërmi, ministrin e Jashtëm serb.

Kosova do të jetë temë diskutimi në OKB, për dy vitet e ardhshme. Në diskutimet që u bënë në mbledhjen e fundit, të gjithë ishin njëzëri kundër taksës dhe formimit të Ushtrisë. Sipas Vlora Çitakut kjo ishte surprizë e madhe, por ajo gjithashtu dëgjoi përfaqësuesit e SHBA-së, të kërkonin heqjen e menjëhershme të taksës.

Strikt me qëndrimin e tij, Daçiç bëri një deklaratë të fortë kur tha se Serbia nuk e vazhdon dialogun pa heqjen e taksës.

”Presionet janë duke vazhduar dhe do të rriten, sepse Kosova nuk ka më çfarë të bëjë dhe nuk do të ketë rrugë tjetër. Serbia nuk do ta vazhdojë bisedimet pa pezullimin përfundimtar të taksës. Kjo është logjikë, nuk është kusht”, tha ai.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Prishtina zyrtare është shprehur e vendosur për mos heqjen e taksës deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, si shtet sovran dhe i pavarur.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi