MENU
klinika

Vendimi për Dritan Dajtin

Soreca kërkon vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm

10.02.2019 - 19:14

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se ky vendim duhet vlerësuar nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm.

luigi soreca-konica.al

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. #Justerereform është i pakthyeshëm dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit”, shkruan Soreca.