MENU
klinika

Energjia diellore në Shqipëri

Bizneset, peticion për zbardhjen e udhëzimit që pengon ligjin

10.02.2019 - 20:31

Bizneset që preken nga mos zbardhja e udhëzimeve për përdorimin e energjisë diellore, kanë firmosur një peticion. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka thotë se zbatimi i këtij ligji do të ulë edhe koston e prodhimit vendas.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë pengesë për zbatimin e ligjit : “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, pasi ky institucion nuk ka zbardhur udhëzimin që lejon auto-konsumatorin që energjinë që i prodhojnë impiantet diellore ta hedhë në rrjetin e OSHEE-së. Për këtë arsye pala e interesit ka kërkuar takim me drejtuesen e kësaj ministrisë, zonjën Belinda Balluku. Edhe pse zbardhja e këtij udhëzimi duhej të ishe bërë një vit më parë nga ish-ministri Damian Gjiknuri”

Bizneset të cilat preken nga mungesa e këtij udhëzimi në kërkesën e tyre citojnë se: “Kjo vonesë e pajustifikuar po sjell dëm ekonomik për bizneset dhe konsumatorët që kanë kryer këto investime me financimin e tyre personal, por edhe frenim të investitorëve seriozë në këtë sector me potencial ekonomik”.

Energjia e rinovueshme, gjithnje e me e lire

Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë thotë së zbardhja e udhëzimit që mbështet sipërmarrjen shqiptare për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme si era dhe dielli do të ulë kostot e prodhimit vendas.

“Ne kemi kërkuar në mënyrë sporadike që qeveria apo maxhoranca shqiptare ka miratuar një ligj për Energjinë e Rinovueshme dhe Shkëmbimin e Energjisë për Sipërmarrjet Private në zbatim të direktivave të BE-së dhe që është një obligim. Sipërmarrja shqiptare është e disavantazhuar me furnizimin e energjisë elektrike pasi vetëm në Shqipëri ndodh që kur shitet me shumicë shitet me shtrenjtë se sa kur shitet me pakicë. Kjo dëmton rëndë konkurencën rajonale. Sepse kolegët tanë nga Ballkani energjinë elektrike e paguajnë më e lirë dhe nuk rëndon ashtu sic rëndon në Shqipëri në analizën e kostos së një produkti. Dalja e këtij udhëzimi ul kostot e prodhimit shqiptarë dhe aq më tepër që është momenti që prodhuesit të shfrytëzojnë fondet e IPARDIT, e cila e përfshin si zë sektorin e energjisë”, përfundon Jaka.