Për shumicën e liderëve botërorë dhe të drejtuesve të korporatave animi i lavjerrësit drejt politikave globale më proteksioniste ka qenë një surprizë e pakëndshme.
Kjo ka ndodhur pasi si ekonomistët ashtu edhe të historianët e ekonomisë kanë patur qasje të njëjtë sa i takon masave të tilla si Akti i Tarifës Smoot-Hawley i vitit 1930, i cili shkaktoi një luftë tregtare gjatë Depresionit të Madh, të cilat përkeqësuan edhe më tej rrethanat që ishin dukshëm të tmerrshme.
Është normale që rritjet e tarifave të shoqërohen me masa ‘hakmarrëse’, dhe kjo shpesh mund të përkthehet në nivele më të ulëta të tregtisë ndërkombëtare dhe rënie të rritjes ekonomike në të gjithë vendet. Gjatë periudhës 1929-1934, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, tregtia botërore u zvogëlua me 66% – kryesisht si pasojë e luftërave pasuese tregtare pas kalimit të dektretit Smoot-Hawley.
Për arsyet e mësipërme, pengesat ndërkombëtare për tregtinë kanë rënë për dekada të tëra – deri tani, natyrisht.
Importuesit më të mëdhenj
Cilat vende mund të ushtrojnë presionin më të madh ndaj tarifave dhe masave hakmarrëse?
Janë ato që importojnë më së shumti mallra – dhe infografika e sotme nga HowMuch.net tregon importuesit më të mëdhenj të botës gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të publikuara kohët e fundit nga Organizata Botërore e Tregtisë.
Në tabelën më poshtë renditen 15 importuesit më të mëdhenj në botë:
Shtetet e Bashkuara mbajnë vendin e parë me 2.409 miliard dollarë importe në vitin 2017, rreth 13.4% të totalit global. Vlen të përmendet se kjo shifër është 860 miliard dollarë më e lartë se eksportet e vendit në vitin 2017 dhe se diferenca midis dy numrave përbën deficitin tregtar kaq shumë të debatuar së fundi.
Kina dhe Gjermania vijnë në vendet e dytë dhe të tretë respektivisht, me 1.842 miliard dollarë (10.2% të totalit global) të importeve për Kinën dhe 1.167 miliard dollarë (6.5% të totalit) për ekonominë më të madhe të Evropës.
Pas tre vendeve të para, asnjë vend tjetër nuk ka një numër që tejkalon 5% të importeve globale, por Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Hong Kongu (Kina) dhe Holanda kalojnë shifrën prej 3%.
Burimi: World Economic Forum