MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 11 Shkurt?

11.02.2019 - 08:17

11 Shkurt 1778 – Voltaire rikthehet në Francë pas 28 vitesh mërgimi

Rreth 300 admirues vizitojnë dramatugun, shkrimtarin dhe mendimtarin e madh francez pas rikthimit të tij në Paris, pas 28 vjetësh në mëgrim. I lindur si Fransua Mari Arue nga prindër të shtresës së mesme në Paris në vitin 1694, Voltaire filloi të studionte juriprudencë, por e braktisi shpejt universitetin për t’u bërë dramaturg.

Një satirë kundër Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribua djaloshit të ri, i kushtoi një burgim 11-mujor në Bastijë. Gjashtë muaj pas lirimit, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë “Edipi”, që pati një sukses të madh dhe i dha emër si autor.

Më 1723, botimi i “Henriadës”, një epope e ngjizur gjatë burgimit dhe kushtuar mbretit të Francës Henrit III e bëri edhe më të famshëm. Atje, ai sulmonte politikën dhe fenë. I kërcënuar më 1727 për t’u futur sërish në burg, shkrimtari parapëlqeu të emigronte në Angli.

Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Voltaire u interesua për teoritë e reja të Isaac Neëton mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe për filozofinë politike të John Locke. Ai u rrikthye disa vjet më vonë në Francë, dhe vazhdoi të shkruajë drama.

Në vitin 1734, kritikoi sërish në disa ese besimet fetare dhe klerin, ndaj dhe detyrohet të largohet sërish nga Parisi. Ai shkoi në rajonin e Shampanjës, ku jetoi me bashkëshorten dhe njëherazi mbrojtësen e tij, Madame dë Shatële.

Në vitin 1750, transferohet në Berlin me ftesë të Frederikut II të Prusisë dhe më vonë në Zvicër, ku shkroi veprën e mirënjohur ”Kandidi”. Pas 28 vjetësh, rikthehet në Paris, duke u përshëndetur nga qindra intelektualë. Ai vdiq në Paris më 30 maj 1778. Voltaire mbështeti gjithë jetën tolerancën, si themel i lirisë së mendimit që kërkonte çdo shkrimtar.

11 Shkurt 1990 – Nelson Mandela lirohet nga burgu

Nelson Mandela, kreu i lëvizjes që i dha fund Aparteidit në Afrikën e Jugut, lirohet nga burgu pas 27 vjetësh. Në vitin 1944, juristi i ri Mandela iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), organizata më e vjetër politike e zezakëve në Afrikën e Jugut, dhe prej atëherë nisi të organizojë rezistencën jo të dhunshme ndaj Aparteidit, sistemit të institucionalizuar të epërsisë së bardhë dhe segregacionit racor.

Ndërkohë, pas masakrës së demonstruesve paqësorë zezakë në Sharpvil në vitin 1960, Nelson ndihmoi në organizimin e një dege paraushtarake të ANC për t’u angazhuar në luftë guerrile kundër qeverisë së pakicës së bardhë.

Arrestohet dhe dënohet disa herë duke nisur nga viti 1961, ndërsa më 1964 dënohet me burgim të përjetshëm. Në vitin 1989, presidenti i ri i Afrikës së Jugut, F.de Klerk vendosi shfuqizimin e Aparteidit, duke urdhëruar lirimin e Nelson Mandelës.

Mandela e udhëhoqi më pas ANC-në në negociata me qeverinë e pakicës, për t’i dhënë fund aparteidit dhe krijimin e një sistemi multiracial Në vitin 1993, Mandela dhe de Klerk morën së bashku Çmimin Nobel për Paqe.

Një vit më vonë, ANC fitoi shumicën në zgjedhjet e para të lira të vendit, dhe Mandela u zgjodh president i Afrikës së Jugut. Mandela u tërhoq nga politika në vitin 1999, por mbeti një avokat global i paqes dhe drejtësinë shoqërore deri në vdekjen e tij në dhjetor 2013.

11 Shkurt 1945 – Përfundon Konferenca e Jaltës

Tre udhëheqësit e fuqive të mëdha, SHBA-së, Britanisë, dhe Bashkimit Sovjetik, ranë dakord që në të gjitha vendet e çliruara evropiane, por dhe vendet ish-pjesëtare të Boshtit, të mbaheshin zgjedhje të lira dhe rivendosjen e rendit demokratik në to. “Të krijojnë institucione demokratike sipas zgjedhjes së tyre. Ky është një parimi i Kartës Atlantike – e drejta e të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisë nën të cilën ata do të jetojnë”- thuhet ndër të tjera në tekstin e marrëveshjes.

Ndërkohë të treja vendet, u angazhuan të ndihmonin vendet e pushtuara të formonin qeverinë e përkohshme. Marrëveshja u bënte thirrje nënshkruesve të “këshillohen së bashku për masat e nevojshme për të përmbushur përgjegjësitë e përbashkëta të përcaktuara në këtë deklaratë”.

Lidhur me Poloninë, Jalta përcaktoi se qeveris së përkohshme duhet “t’i premtohet mbajtja sa më parë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në bazë të votimit universal dhe votimit të fshehtë”.

Megjithatë, presidenti amerikan Roosevelt e pranoi se gjuha e asaj marrëveshje, ishte aq e paqartë saqë sovjetikët do të ishin në gjendje të “shtrinin ndikimin e tyre nga Jalta në Uashington pa e shkelur teknikisht paktin”. Shqetësimi i tij rezultoi me vend. Pak muaj pas përfundimit zyrtar të luftës, Moska do të tregonte hapur synimet e veta për ngritjen e një perandorie globale komuniste nën drejtimin e saj, çka do t’i hapte rrugës fillimit të Luftës së Ftohtë.

11 Shkurt 1790 – Shoqëria Fetare e Miqve, e njohur edhe si Quakers, paraqet në Kongresin e SHBA-së kërkesën për heqjen e skllavërisë në vend.

11 Shkurt 1964 – Grekët dhe turqit, fillojnë të luftojnë ndaj njëri-tjetrit në Limasol të Qipros.

11 Shkurt 1973 – Vietnami nis liriminei të burgosurve amerikanë të luftës.

11 Shkurt 1978 – Kina komuniste shfuqizon ndalimin e veprave të Aristotelit, Shekspirit dhe Dikensit në vend, që ishte në fuqi që nga koha e Revolucionit Kulturor.

11 Shkurt 1979 – Revolucioni iranian krijon një teokraci islamike, nën udhëheqjen e Ajatollahut Ruhollah Khomeini.

11 Shkurt 2006 – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Dik Çeni qëllon aksidentalisht me armë Herri Uajtinton, një avokat 78-vjeçar nga Teksasi, ndërsa kishin dalë së bashku për gjueti në një fermë në Rivierën e Teksasit.

11 Shkurt 2011 – Pranvera Aabe:Vala e parë e revolucionit egjiptian arrin kulmin e dorëheqjen e Hosni Mubarakut, dhe transferimin e pushtetit tek Këshilli Suprem Ushtarak pas 18 ditësh protesta.

11 Shkurt 2015 – Një studente universitare në Turqi vritet pasi i rezistoi një përpjekje për përdhunim. Ngjarja shkaktoi protesta në mbarë vendin kundër ngacmimit dhe dhunës ndaj grave.