MENU
klinika

Detajet

FSK konkurs për ushtarë, kriteret që kërkohen

11.02.2019 - 09:56

Gjatë ditës së sotme Ministria e Mbrojtjes në Kosovë, shpall konkursin publik për rekrutimin e ushtarëve që do të shërbejnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Afati i konkurrimit do të jetë deri më 22 shkurt 2019.

Konkursi do të shpallet mbi bazën e Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së rekrutëve të rinj që do të pranohen në FSK.

Sipas mediave kosovare, aplikantët duhet të:

-Të jetë shtetas i Kosovës
-Jenë 18-23 vjeç
-Të kenë zotësi të plotë për të vepruar
-Të jetë i aftë për të vepruar
-Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike
-Të mos jetë i dënuar për vepra penale

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes:

-Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve;
-testi i aftësive;
-testi fizik;
-intervista me shkrim dhe me gojë;
-testi mjekësor;
-trajnimi;
-verifikimi;
-emërimi si dhe e drejta e ankesës.

Dokumentet:
-Diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara;
-certifikat, mirënjohje (nëse posedon);
-certifikata e lindjes (jo me të vjetër se 6 muaj);
-certifikata e shtetësisë;
-vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo i ndjekur penalisht;
-kopje e letërnjoftimit apo pasaportës;
-dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).

Formularët për aplikim do të jenë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, si dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ëëë.mksf-rks.org, apo www.rks-gov.net/mfsk ku do të publikohet edhe konkursi.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi