MENU
klinika

Deklarata

Vendimi për Dajtin, Meta thirrje të fortë KLGJ dhe Prokurorisë

11.02.2019 - 12:16

Vrau 4 policë, por u dënua me 25 vite burg si rezultat i gjykimit të shkurtuar.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin është komentuar edhe nga presidenti Meta.

Meta tha për mediat se mbështet thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë, i cili përmes një postimi në Twitter, u shpreh se ky vendim duhet vlerësuar nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm.

Gjithashtu ai theksoi se KLGJ dhe prokuroria duhet të vihen në lëvizje për çështjen.

Mbështes reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. KLGJ dhe prokuroria të vihen në lëvizje për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë”- tha Meta.