MENU
klinika

Detajet

Maqedonia e Veriut në NATO, votohet protokolli në Komisionin e Ligjeve

11.02.2019 - 13:11

Komisioni i Ligjeve në Parlamentin shqiptar ka votuar në formë unanime për protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Me një konsensus të plotë, anëtarët e opozitës dhe të maxhorancës votuan pro protokollit, i cili i hap rrugë shteti të Maqedonisë së Veriut për t’ju bashkuar kësaj aleancë si anëtarja e 30-të.

Ky miratim i ndez dritën jeshile Kuvendit të Republikës ditën e enjte, i cili pritet të ratifikojë po ashtu unanimisht për një kapitull të ri të shtetit fqinj.

Në seancën e së enjtes në Parlamentin shqiptar pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Arritja e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë është konsideruar si një hap pozitiv, e cila i jep garanci e paqes dhe prosperitetit në Ballkan.

Nga ana tjetër, të premten e shkuar, Parlamenti grek ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke i dhënë fund një klime të tensionuar, që ka mbajtur konfliktin e“ ndezur” në këto dy vende për më shumë se dy dekada.