MENU
klinika

Fjala para mediave

Çështja “CEZ”/ Balla thirrje prokurorisë, zbulon ku ndodhet Kalaj

11.02.2019 - 13:01

Çështja e “CEZ” ka rindezur sërish debatet. Në një dalje për mediat kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dalë me një thirrje për Prokurorinë.

Balla bën thirrje që Prokuroria të mos pushojë hetimet për këtë çështje.

“Prokuroria të mos pushojë çështjen ndaj Berishës dhe Kalajt për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ.

Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje ti vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet.

Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Ndue Kalajn ku eshte kandidat për anëtar në Komunën e Prizrenit. Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht”- tha Balla.

Ndërkohë djali i ish-kryeministrit hodhi sërish akuza ndaj Taulant Ballës duke shtuar se kreu i grupit të PS-së ka udhëtuar me trafikant droge e konkretisht, Edmond Begon.

“Nuk ka asnjë provë që pretendohet për evazionin fiskal. U përpoq të rikthente vëmendje në komisionin e dështuar parlamentar, që ai e udhëhiqte. Ai më akuzonte me udhëtime për persona që unë nuk i njihja.

Balla ka udhëtuar me trafikantë droge. Si ka mundësi që taksat e taksapaguesve shqiptarë nuk shkojnë për studentët, por shkojnë tek një person që nuk merr pjesë fare në tender.

Mazhoranca nuk e heton. Dalin nëpër televizione dhe gënjejnë se ka një masë sigurie në gjykatë, ndërkohë që nuk ekziston. Beteja ligjore vijon”, tha ai.