11.02.2019 - 13:30
Ditën e sotme ka nisur seanca për ankesën e Saimir Tahirit për zgjatjen e afateve të hetimit.
Kjo seancë po mbahet te gjykata e Krimeve të Rënda.
Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve në trafikun e lëndëve narkotike si dhe për shpërdorim detyre.
Ish-ministri u paraqit në ambientet e gjykatës, në prani të avokatit të tij, Maksim Haxhia.
Seanca për Tahirin po zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor.
Sot pritet që prokuroria të dorëzojë disa akte të dosjes, të kërkuara nga Gjykata në seancën e një jave më parë.