11.02.2019 - 13:46
Një punonjës policie në Malësinë e Madhe ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Autori është shefi i policisë në zonën Grumiere dhe është identifikuar si Berhan Bajrakurti.
“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media“, thuhet nga policia.
Denoncimi për punonjësin e policisë është bërë nga nëna e 15-vjeçares, e cila ka thënë se shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën dhe ka kryer akte të turpshme.
Gjithashtu ai e ka telefonuar vajzën dhe ka kryer biseda erotike përmes telefonit.