Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë është kthyer në një arenë ku më shumë se sa diskutohej për ndihmën ekonomike për të cilën ishin mbledhur, deputetët kaluan në debate, akuza dhe replika.
Mes debateve, deputetja e PS-së, Adelina Rista i kërkoi llogari kryetarit të Komisionit, zotit Petrit Vasili për arsyen pse në komision kishin hyrë njerëz të paautorizuar dhe pse kishte lejuar debatet.
“Sapo pata një telefonatë nga një 80 vjeçare që po na sheh në televizor. Çfarë po bëhet aty tek ju më tha? Vetëm duke ju parë po bëhemi gati të thyejmë tv:,- tha Rista.
Rista: Turp zoti Vasili, këtu kanë hyrë persona të paautorizuar
Bardhi: Pse më ndërpret moj zonjë
Rista: Ke ngatërruar foltoren zoti Bardhi, t’i po më ndërpret
Bardhi: Nuk po të ndërpres
Rista: Zoti Vasili e drejtoni këtë komision dhe përgjegjësia për rregullin bie mbi ju
Bardhi çohet nga vendi dhe braktis komisionin.