MENU
klinika

Nuk është penduar

Fitoi 10 mln paund, por s’ka asnjë qindarkë!

11.02.2019 - 21:58

Populli thotë: “Më mirë të dish se sa të kesh” dhe kjo shprehje merr kuptim të plotë me Michael Carroll.

17 vite më parë, ai arriti të fitojë 10 milionë paund në lotari, por këto para nuk zgjatën më shumë se 10 vjet në llogarinë e tij bankare. Të gjitha u shpenzuar për një jetë të shthurur. Makina të shtrenjta, femra, drogë dhe pije. Kjo ishte jeta e Michael Carroll, e cila në këtë formë mori fund shpejt.

Ai sot ka mbetur pa shtëpi, sigurisht pa makinë, madje pa asnjë qindarkë në xhep. Megjithatë, Michael nuk shprehet aspak i penduar për atë që ka bërë!

Sot, ai bën një punë të rëndomtë duke mbledhur qymyr në Elgin të Skocisë. “Dhjetë milionët e mia u zhdukën në vetëm dhjetë vjet dhe nuk kam një shtëpi apo një makinë. Por unë nuk jam i penduar”.

Ai tha se zakonisht nuk njihet sepse fytyra e tij është e zezë nga bloza. Megjithatë, ai shpjegoi se është në formë shumë më të mirë fizike, ndërsa shprehet se jeta nuk ka të bëjë me paratë dhe se ai kurrë nuk ka qenë më i lumtur se sa në momentin që është kthyer në punë.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat