MENU
klinika

Postimi

Kërkoi largimin e Ramës/ Deputetja e PS i ‘përvishet’ Arta Dades: Përmbahu!

12.02.2019 - 08:39

Ish-deputetja dhe ish-ministrja Arta Dade doli me disa kritika të forta kundër kryeministrit Rama, për të cilin theksoi se duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë një tjetër qeverie në PS.

Pas këtyre kritikave, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e PS-së Blerina Gjylameti.

“E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për cfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për cfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën!

Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona…

Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qënë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij .

Pandëshkueshmëria më e madhe se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë!

Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish. Përqafime, Blerina”, shkruan deputetja në Facebook.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika