Një 24-vejcar nga Hasi me inicialet I.J është arrestuar nga policia e Peqinit, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen se janë autorë të disa vjedhjeve në këtë qytet.
Grupi dyshohet se ka vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S si dhe janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera.
Njoftimi i plotë i policisë:
Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallen në kërim dhe dy të tjerë. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë arrestimin e shtetasit:
I.J., 24 vjeç, banues në Has, Kukës.(i dënuar më parë për vjedhje)
Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.
Nga veprimet hetimore të kryera, nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.
Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sëbashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.