MENU
klinika

Video-skandali me policin

Lleshaj në Malësi të Madhe: Kush është denoncuesi?

12.02.2019 - 12:31

Pas përfundimit të vizitës në komisariatin e Malësisë së Madhe, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për mediat.

Kujtojmë që dje në Shkodër u arrestua polici Berhan Bajraktari, të cilit ju publikua një ngacmim seksual ndaj një të miture.

Pyetje: Z.Ministër, keni thënë që fytyra e policëve do jetë fytyra juaj. Kështu ju kemi dëgjuar?

Ministri Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja, e gjithë shoqërisë sonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve.

Pyetje: Ju përfaqëson ai polic?

Ministri Lleshaj: Cili polic?

Pyetje: Polici për të cilin ka një videoskandal…

Ministri Lleshaj: Ai është i arrestuar nga Policia e Shtetit, që mbrëmë.

Pyetje: Është thënë që i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe atij të Malësisë së Madhe dhe nuk i është pranuar denoncimi i familjes?

Ministri Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë, Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë, gjithë organet e Policisë dhe të shtetit po kërkojnë denoncuesin, i cili nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore që duhet të keni ju dhe ne bashkë. Sot pyetja themelore që kemi të gjithë ne është – kush është denoncuesi!

Pyetje: Pse mbahet i arrestuar atëherë nëse nuk ka një denoncues?

Ministri Lleshaj: Sepse duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të një denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi një denoncues është pyetja më e madhe të cilën ne do ta sqarojmë shumë shpejt.

Faleminderit!