Në datën 16 shkurt është paralajmëruar protesta e opozitës.
Nga kjo protestë na ndajnë vetëm pak ditë, ndërkohë deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka zbuluar detaje nga organizimi.
Mbrëmjen e djeshme, Braimllari ishte i ftuar në emisionin “Debati” në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku.
Brahimllari tha se janë marrë masa që një pjesë e madhe e protestuesëve të mos largohen pas fjalimeve, por të qendrojnë te Kryeministria për shumë ditë, deri sa kryeministri të largohet nga detyra.
“Vetëm një qeveri tranzitore me një kryeministër tjetër do të jetë kushti që protesta të përfundojë. Nuk bëhet fjalë të ikë Rama dhe të vijë Basha, por të garanatohet një proces zgjedhor i drejtë.
Në këtë mënyrë një person brenda PS, por pa cilësitë e Ramës, që ne besojmë përshembull është Pandeli Majko, i cili mund të garantojë zgjedhje brenda standarteve”, tha Brahimllari.