MENU
klinika

Postimi

Video-skandali, zbulohen të tjera filmime të policit në Malësi të Madhe

12.02.2019 - 13:23

Të tjera filmime duket se ekzistojnë për policin e arrestuar dje Berhan Bajraktari.

Pas videos shokuese të policit të Malësisë së Madhe dhe shantazhit që i bënte një 15-vjeçareje duke i kryer akte të turpshme në video, deputeti demokrat Ervin Salianji shkruan sot se disponon të tjera video që efektivi regjistronte.

Sipas Salianjit,Sot ekzistojnë prova dhe video që viktimat i denonconin në polici, këto video i disponon policia e shtetit! Disa prova dhe video më kanë ardhur në inbox nga punonjës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla”.

Postimi i Salianjit:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.

Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre.

Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike.

Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!