MENU
klinika

Shkak mungesa e fondeve

Urdhër për policët, shërbimi jashtë orarit nuk kompesohet më me lekë

12.02.2019 - 15:30

Punonjësit e Policisë së Shtetit që shërbejnë jashtë orarit nuk do të paguhen për orët shtesë.

Për shkak të mungesës së fondeve, orët shtesë të punës do shpërblehen me ditë pushim dhe jo me lek për policët. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu iu ka dërguar një letërporosi drejtorive vendore: “Për përdorim me eficencë të burimeve financiare në trajtimin e mbikohës së punës”.

Letërporosia është e datës 1 shkurt 2019 dhe është e firmosur nga vetë Ardi veliu. Në shkresë thuhet se janë evidentuar problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura janë krijuar detyrime të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

Për këtë drejtori i policise ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë ose fondi shtesë i policisë.

Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet me kërkesë me shkrim ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit. Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.

Në Policinë e Shtetit ka qenë gjithmonë problem kompesimi për orët shtesë të punës për shkak të mungesës së fondeve. Kjo praktike e re e urdhëruar nga Ardi veliu e vështirëson edhe më tej përfitimin e kompesimit veccanërisht në drejtorinë e policisë së tiranës.

Protestat e vazhdueshme në zonën e Astirit por edhe protestat disajavore të studentëve në fund të vitit 2018 bënë që për rreth 3 muaj 6 komisariate në Tiranë të kalonin në gadishmëri duke punuar jashët orarit dhe pa asnjë pushim javor.

Çdo efektiv i këtyre komisariateve ka shumë orë shtesë, por gjasat që ato të paguhen janë të pakta.