MENU
klinika

Arsyet dhe motivet

Ekstradimi i Arben Frrokut/ Gjykata e Hagës merr vendimin

12.02.2019 - 16:42

Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi është për arsye politike.

Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.

arben frroku-konica.al

Sipas Gjykatës së Hagës, dënimi që i është dhënë në Shqipëri është bazuar mbi motive politike.

Më tej në vendim thuhet se Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij.