MENU
klinika

Boksieri shqiptar

Gjetan Keta, së shpejti duel në Spanjë

12.02.2019 - 17:04

Ende pa u shuar jehona e fitores së tetorit, boksieri shqiptar Gjetan Keta do të rikthehet në ring me datë 9 mars, pas kërkesës së boksierit Pablo Daniel Nievas.

Boksieri argjentinas regjistron 51 ndeshje, 33 fitore, nga të cilat 19 me k.o dhe 17 humbje. Ndërsa boksieri shqiptar ka 23 fitore nga të cilat 19 me k.o dhe 4 humbje.

Lajmin e konfirmon trajneri dhe vëllai i Gjetanit, Ismail Keta, i cili në një status në Facebook shkruan:

“Përshëndetje miq! Kur në sportin e boksit arrin në nivele të larta, përgjegjësitë shtohen dhe kalojnë përmasat e pasionit. Aq më i vështirë bëhet kur të mungon publiku i zjarrtë shqiptare që neve na ka mbështetur gjithmonë!

Pas pritjes së gjatë për t’u ndeshur kundër boksierit gjerman Vincent Feigenbutz, ndaj të cilit Gjetani humbi në vitin 2016, kemi pranuar ftesën për t’u ndeshur në Spanjë me datë 9 mars kundra PABLO DANIEL NIEVAS, që ndeshjen e fundit e humbi kundër gjermanit të pathyeshëm deri më tani, Jürgen Brähmer. 

Sigurisht, publiku i zjarrtë shqiptarë do të na mungojë në Madrid, Spanjë, por ne do përpiqemi me shumë punë dhe përkushtim t’ju nderojmë me fitore.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN