“Fiqtë Gjino, se do të t’i hanë të tjerët” dhe me siguri që mendja do ju shkoj tek protagonisti i njërit prej filmave më të suksesshëm të kinematografisë shqiptare që ende dhe sot mbetet tërheqës dhe i “kohës”.
Në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 20 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.
Admir Sorra luan rolin e Gjinos.
Ka kaluar kaq shumë kohë, por me siguri të gjithë e mbani mend dhe jeni kurioz si duket sot aktori dhe çfarë ka ndodhur me të.
Admir Sorra lindi në Vlorë më 15 janar të vitit 1975.
Në vitin 1988 në një konkurs që është bërë në Tiranë, ku filmi “Përrallë nga e kaluara” mori çmimin “Naim Frashëri”, regjisori i drejtoi të tërhiqte çmimin e filmit, ky ishte një nder për të, për ta bërë atë të pranishëm në skenën e artit shqiptar.
Në Festivalin VIII të Filmit ka marrë medaljonin si “Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë”.
Përkundër arritjes së vlerave të larta artistike ai u largua nga Akademia e Arteve në vitin 1993.
Admir Sorra është kthyer nga Modena dhe tani jeton përsëri në Vlorë.