“Ata po e ndjekin kudo Meghan Markle. Ajo po ndiqet dhe po përgjohet. Ajo është 7-muajshe shtatzënë dhe po përndiqet në të njëjtën mënyrë si Lady Diana dhe historia po përsëritet”.
Kështu e ka komentuar aktori i famshëm hollivudian George Clooney marrëdhënien e mediave me dukeshën Meghan Markle.
Aktori ka folur për dramën në familjen mbretërore, për të cilën është shkruar edhe se Meghan e Harry janë shtyrë nga anëtarë të tjerë të familjes që të ndahen. “People” shkruan se George ishte shumë i trishtuar që mediat nisën të shkruanin për Dukeshën dhe gjërat e saj personale.
Clooney ka vazhduar më tej duke shtuar: “Ne e dimë sesi përfundon kjo. Nuk mund të them sesa frustruese është ta shohësh këtë. Ti merr një letër të shkruar nga vajza për babanë dhe e transmeton kudo. Është e papërgjegjshme. Jam i habitur nga kjo”.