MENU
klinika

Çfarë u bë pengesë?

KPA vendos për ish-gjyqtarin, por nuk publikon dot vendimin!

12.02.2019 - 22:28

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrtoi gjatë ditës së sotme ankesën e ish-gjyqtarit kushtetues, Gani Dizdari.

Pasi kanë dhënë vendim në dhomë këshillimi, gjyqtarët e vettingut nuk e bëjnë dot publik vendimin për shkak të parashikimit ligjor, që detyron KPA-në të njoftojë fillimisht subjektin, e pastaj të publikojë vendimin.

Gjatë orëve të mbrëmjes, KPA është përpjekur të komunikojë me ish-gjyqtarin kushtetues, megjithatë ka qenë e pamundur të vendosë një kontakt.

“Është dërguar dy herë postieri për të vënë në dijeni Dizdarin për verdiktin, por në shtëpi nuk është gjetur njeri” , shprehen burime pranë KPA

Ish-gjyqtari është telefonuar deri vonë nga KPA, por telefoni i tij është fikur.

Gjyqtarët do të ridërgojnë sërish një postier në shtëpinë e ish-gjyqtarit kushtetues, dhe vetëm pasi ai të jetë në dijeni, vendimi mund të bëhet publik.