MENU
klinika

“Hot Right Now”

Hiti që i ndryshoi jetën, Rita rikthehet në kohë

12.02.2019 - 23:13

Shtatë vite më parë, jeta e Rita Orës ndryshoi plotësisht, duke marrë famë ndërkombëtare brenda një kohe shumë të shkurtër.

Rita Ora-Bebe Rexha

“Hot Right Now” titullohet kënga që këngëtarja shqiptare solli në bashkëpunim me DJ Fresh dhe u rendit në toplistat muzikore. Projekti muzikor ka arritur gati 70 milionë klikime në Youtube.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka risjellë në vëmendjen e fansave projektin muzikor duke treguar se po feston 7 vjetorin e famës.

“Gëzuar ditëlindjen për këngën që ndryshoi jetën time! Sot para 7 vitesh”, shkruajti ajo.