MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur me 13 shkurt?

13.02.2019 - 08:12

Bagdadi pushtohet nga mongolët, dhe Kalifati i Abasidit – i themeluar nga Abasi, i afërm i profetit Muhamed – shpërbëhet. Kalifi u kap dhe u detyrua të shikojë se si qytetarët u vranë dhe thesari i tij u plaçkit.

Sipas gojëdhënës, Kalifi u vra duke u shkelur nga kuajt. Mongolët e mbështollën atë në një qilim, dhe lëshuan kuaj e tyre mbi të, pasi besonin se toka fyej nëse prekej nga gjak mbretëror.

1349 – Hebrenjtë dëbohen nga Zvicra nën akuzat se kishin shkaktuar epideminë e vdekjes duke helmuar puset e ujit. Sot Zvicra ka komunitetin e dhjetë më të madh hebraik në Evropë, i përbërë nga rreth 18 mijë hebrenj.

1633 – Astronomi italian Galileo Galilei arriti në Romë për gjykim para inkuizicionit pasi kishte thënë publikisht se Toka sillet rreth Diellit.

1832 – Rasti i parë i regjistruar i kolerës, në Londër.

1861 – Abraham Linkoln bën betimin si president i Shteteve të Bashkuara.

1867 – Në Vienë, interpretohet për herë të parë valsi Danubi Blu kompozuar nga Johann Strauss.

1886 – Piktori Thomas Eakins jep dorëheqjen nga Akademia e Arteve të Filadelfias, Pensilvani, pas debateve lidhur me përdorimin e meshkujve lakuriq si model në një klasë pikture.

1935 – SHBA – Në Kleveland kryhet operacioni i parë në SHBA për lehtësimin e angina pectoris (bllokim gjoksi për shkak të ishemisë së muskulit të zemrës, si pasojë e bllokimit ose spazmave të arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak). Termi rrjedh nga latinishtja angina “ngecje”, dhe pectus “gjoks”.

1945 – Avionët aleatë bombardojnë Dresdenin e Gjermanisë, duke shkaktuar vdekjen e 135 mijë njerëzve. Po këtë ditë, trupat sovjetike marrin Budapestin, pas gati 50 ditë luftimesh me forcat naziste -159 mijë njerëz mbetën të vrarë.

1974 – Aleksaner Solzhenicini arrestohet, të nesërmen dëbohet nga Bashkimi Sovjetik për në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore, dhe i hiqet shtetësia sovjetike; KGB-ja i kishte gjetur dorëshkrimin e pjesës së parë të Archipelagut Gulag. Atasheu ushtarak amerikan në Moskë William Odom arriti të nxjerrë fshehurazi një pjesë të madhe të dorëshkrimeve të Solzhenitsynit, dhe ky më pas e nderoi rolin e Odomit në librin “Aleatët e padukshme” (1995).

1990 – Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca japin pëlqimin e tyre për ribashkimin e Gjermanisë.

1995 – Vdiq Alberto Burri, mjek, skulptor, piktor i njohur italian. Lindi në Umbria më 1915 (shumë shqiptarë u vendosën në Umbria në shekulli e XV, përfshi familjen Albani, prej së cilës Papa Klementi XI doli).