13.02.2019 - 10:06
Pas denoncimit se një punonjës policie ngacmonte një studente në fakultet, sot studentët e Shkodrës janë mbledhur bashkë e po protestojnë përpara godinës së policisë.
Sipas tyre ata janë në këtë protestë kundër ngjarjeve skandaloze të fundit, si rasti i videos së policit që ngacmonte seksualisht 15-vjeçaren dhe rasti i fundit ku një polic shfaqet duke ngacmuar studenten në fakultet.
Ata kanë bllokuar hyrjen e komisariatit dhe këndojnë himnin e flamurit.
Kanë bllokuar efektivët bashkë me mjetet e tyre në komisariat.