MENU
klinika

Ndryshimi i TVSH-së

Industria ushqimore: Po goditemi!

13.02.2019 - 12:42

Prodhuesit dhe tregtarët kanë kundërshtuar uljen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët nga 20% në 6%.

Sipas tyre ndryshimet në paketën e re fiskale 2019, dëmtojnë prodhimin vendas dhe ndihmojnë importuesit.

Sipas uljes së rimbursimit të TVSH tregtarët e blejnë lëndën e parë me një tvsh 6%, por e shesin me 20%.

Kjo sipas tyre dëmton sektorin.

Kanë vendosur një taksë mbi produktin vendas sepse TVSH është të paguash mbi vlerën që i shton produktit.

Ne gjendemi në një situatë që edhe sikur produktin ta shesim pa asnjë lloj marzhi të paguajmë 14% dhe kjo ndikon shumë në cmimet e shitjes apo në cmimin e blerjes pra do jemi përballë fermerëve që të ulim cmimin apo të rrisim cmimet e shtijeve në treg”, shprehen tregtarët.

Nisur nga kjo prodhuesit shqiptarë kërkojnë nga qeveria barazimin e nivelit të TVSH me 6% si për shitje dhe për blerje.

Sipas tyre barazimi i këtij niveli sjell ulje të kostos për qytetarët dhe harmonizim të legjislacionit fiskal të vendeve evropiane.

Prodhuesit thonë se shqetësimet ja kanë paraqitur si Ministrisë së Financave ashtu dhe Ministrisë së Bujqësisë me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje.