MENU
klinika

Miratohet vendimi

Shtyhet afati i vlefshmërisë për 1.4 milion karta identiteti të 2009-ës!

13.02.2019 - 16:17

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që shtyn afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit.

Vendimi i paralajmëruar më herët, parashikon që “letërnjoftimet elektronike të shtetasve shqiptarë që janë lëshuar nga data 9 shkurt i vitit 2009 dhe që përfundojnë brenda vitit 2019, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2019”.

Këtë vit parashikohet të skadojnë 1.4 milion karta identiteti pasi kanë plotësuar afatin 10 vjeçar që nga prodhimi e futja në përdorim për herë të parë.

Në këtë mënyrë synohet të shmanget problematika e radhëve të gjata për aplikime me kartat e identitetit por edhe një problem tjetër, që lidhet me procesin e votimit të qershorit të këtij viti ku kartat duhet të përdoren si mjet identifikimi për të votuar.