MENU
klinika

Deklarata

Rama nga Rrësheni: Zona, një pellg turistik

13.02.2019 - 16:32

Në një takim me qytetarët në Rrëshen, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur momenti që agroturizmi të kthehet si industri fitimprurëse ashtu siç ndodh në vende të tjera.

Sipas tij, Mirdita dhe zonat përreth saj janë shumë të pasura dhe kanë çfarë ofrojnë për turistët vendas dhe të huaj. Ai shtoi se kultura dhe historia janë një kombinim perfekt për të zhvilluar edhe më tej këtë qytet.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek tradita që ka kjo zonë, e cila lidhet me sportin dhe për këtë shefi i qeverisë u zotua se qytetarët e Rrëshenit do të kenë së shpejti pallatin e sportit.

Argotizmi ka njerëz dhe njëherësh ka konsum. Në një sistem agroturizmi iu jepet mundësia të shesin ata që prodhojnë dhe kështu shumë e shumë familje në fshat nuk kanë arsye të vuajnë, që duhet të kesh një sasi të madhe prodhimi dhe të kesh akses në infrastrukturë të madhe.

Kemi si plan ndërtimin e pallatit të sportit. Projekti është shumë i bukur. Rubiku nga ana tjetër është një pikë shumë e bukur, por tani ka ardhur koha për të bërë investim edhe aty, sepse ka shumë potencial për të patur një industri turistike. Për ta kthyer atë pellg turistik. Ne e kemi patur idenë që turizmi gjithmonë është deti. Vetëm në zonën e Katundit të vjetër janë regjistruar 70 mijë njerëz”, shtoi Rama.