MENU
klinika

"Në brendësi të Vatikanit"

Marrëdhëniet sekrete/ Gazetari që shokoi me librin e tij

13.02.2019 - 17:47

Të paktën 80 % e priftërinjve të Vatikanit janë gay, sipas një libri të ri i cili zbulon marrëdhëniet sekrete, prostitutat meshkuj dhe hipokrizinë e pretenduar nga shumica e anëtarëve anti-gai të Kishës Katolike.

Libri i ri i gazetarit francez Frederic Martel “Në brendësi të Vatikanit”, sipas RussianToday, pretendon se shumica e priftërinjve homofobë janë gei.

frederic-martel-konica.al

Në librin me 570 faqe detajohen edhe preferencat brenda tyre, siç është pagesa e prostitutave meshkuj, apo edhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Pretendimi skandaloz i Martel vjen pasi kaloi 4 vite duke intervistuar të paktën 1500 njerëz, përfshirë këtu 200 priftërinj, 41 kardinalë, roje dhe persona të tjera në Vatikan.

Martel, i cili ishte edhe një këshilltar brenda qeverisë franceze, vizitoi vazhdimisht Romën dhe shpeshherë qëndroi në Vatikan apo edhe vende të shenjta në Romë.