MENU
klinika

Detajet

Aksident tragjik në Tetovë/ Shkon në 10 numri i viktimave

13.02.2019 - 20:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Maqedoni, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar një numër të madh viktimash.

Sipas mediave në Maqedoni bëhet fjalë për një bilanc tragjik, ku numri i viktimave ka shkuar në 10. Mediat vendase dhe dhjetëra të lënduar si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh.

aksident tragjik- konica.al

Udhëtarët të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori” dhe disa udhëtarë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” ka qenë duke udhëtuar në relacionin Shkup-Gostivar.

Mësohet se shumica e udhëtarëve janë administratorë shtetëror me punë në Shkup që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Në fokus analiza e reformave para pagesave të para nga Plani i Rritjes

Ursula von der Leyen mbledh në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor

DW: Po i ndihmon Inteligjenca Artificiale

M. e Veriut kthehet në “fabrikë” të fake news

Mickoski: Herën tjetër do ta pres vetë Osmanin

Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti: Të zbardhet ngjarja!