13.02.2019 - 22:04
Pas incidentit të rëndë në Maqedoni ku një autobus doli nga rruga duke sjellë vdekjen e 13 personave ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, Rama shkruan se u gjendet pranë shpirtërisht familjareve të viktimave.
“Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik”, shkruan kryeministri.