MENU
klinika

Reagimi i kreut të Kuvendit

Tragjedia në Maqedoni/ Pas Ramës solidarizohet dhe Ruçi

13.02.2019 - 22:27

Aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e sotme në Maqedoni, ku një autobus ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga , shkaktoi një numër të madh viktimash.

Pas incidentit të rëndë i cili la një bilanc tragjik, ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gramoz_Ruçi-konica.al

Përmes një mesazhi, Ruçi shpreh ngushëllimin për viktimat e aksidentit të Gostivarit

“Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen e njerëzve të dashur. Solidaritet vllazëror me qytetarët e Gostivarit”, shprehet Ruçi.