14.02.2019 - 08:24
Një aksident tragjik ka tronditur gjatë ditës së djeshme Maqedoninë, ku mbetën të vdekur 14 persona.
“Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi. Ai më mori në telefon dhe vetëm tha: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident. Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi”, kështu është shprehur babai i njërit prej djemve të plagosur.
Ndryshe nga ai, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre.
“Sashe, ku je Sashe”, mes lotësh therrite një grua djalin e saj, e cila zbriti në pjesën e pjerrët në rrugën e vjetër.