MENU
klinika

Horoskopi, 14 shkurt 2019

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje, që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë të këndshme dhe plot emocion. Ndërsa beqarët sugjerohet që t’i kushtojnë vëmendje paraqitjes së tyre dhe t’i japin asaj sa më shumë shkëlqim. Mos blini dhurata ekstravagante, pasi nuk do të kenë impaktin që dëshironi.

Demi

Sot do të përjetoni gjëra të reja. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje suksesit dhe më pas do t’ju ndjekë edhe fati. Ka gjasa që të përballeni me disa probleme në lidhjen tuaj. Sot mund të nisë edhe një luftë për lidership në punën tuaj.

Binjaket

Ka gjasa që sot t’i bëheni barrë dikujt. Mbajini të sigurta sekretet tuaja dhe mos u tundoni t’i tregoni ato. Gjithashtu, mos harroni njerëzit e afërt, të cilët presin vëmendje nga ana juaj.

Gaforrja

Do të tregoheni të tërhequr nga pjesa tjetër e kolektivit. Ndoshta do të jeni të shpërqendruar për shkak të lidhjes suaj romantike. Ka gjasa të zhvilloni një bisedë befasuese me dikë, që nuk flisni shpesh. Mbrëmjen do të ishte mirë që t’ia kushtonit vetes suaj.

Luani

Do të përballeni me një problem të vogël në familje për shkak të një keqkuptimi. Edhe në punë mund t’ju krijohet një situatë e tensionuar. Megjithatë, mbrëmja do të jetë më e qetë dhe do të ishte mirë t’i përkushtoheshit romancës.

Virgjeresha

Të lindurit e kësaj shenje do të shprehin sot iniciativat e tyre për të ardhmen. Këtu mund të përfshihet një profesion i ri ose një projekt biznesi. Fati i mirë do të ndjekë ata që janë të angazhuar në një fushë kreative.

Peshorja

Dita e sotme do të mbetet gjatë në kujtesën tuaj. Do të kaloni momente shumë të bukura me të afërmit tuaj. Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju shpërqendrojë nga puna aktuale. Mund t’ju besohet një projekt i ri ose mund t’ju japin përgjegjësi të reja në punë.

Akrepi

Akrepët do të kenë disa ide brilante, por bëni kujdes kur t’i shprehni ato pasi duhet të jeni me këmbë në tokë. Në përgjegjësi, kjo e enjte do të kalojë mirë, me lehtësi dhe me rezultate produktive. Përpiquni të shmangni egoizmin.

Shigjetari

Për disa Shigjetarë, 14 shkurti do të mbahet mend si një ditë shumë e lumtur. Madje, mund t’ju vijë një suprizë e mrekullueshme. Bëni kujdes nga disa persona të afërt që iu rrethojë. Mendojini mirë këshillat që ata mund t’ju japin.

Bricjapi

Përpiquni të gjeni kohë për tu relaksuar. Kjo do të jetë shumë e nevojshme si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Do të ndiheni të lodhur nga informacionet e tepërta. Kaloni më shumë kohë më fëmijët, shijoni natyrën ose bëni një shëtitje në ajër të pastër.

Ujori

Për Ujorët 14 shkurti do të kalojë në qetësi. Do të keni mundësi të shënoni rezultat në biznes ose të zgjidhni një problem serioz në familje. Në mbrëmje do të zhvilloni një takim të rëndësishëm. Beqarët e kësaj shenje duhet t’i kushtojnë më shumë kohë paraqitjes së tyre.

Peshqit

Peshqit do të tregohen egoistë gjatë ditë së sotme. Përpiquni t’i kushtoni më shumë vëmendje çështjeve me rëndësi. Këtë të enjte ka gjasa të zgjidhni edhe një ngërç financiar ose të zgjidhni një mosmarrëveshje me një prej kolegëve tuaj.