MENU
klinika

FOTO

Rendi i ditës/ Mblidhet Kuvendi, ç’pritet të ndodhë sot?

14.02.2019 - 09:03

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca parlamentare e së enjtes. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në orën 10.

Mësohet se një ndër pikat e rendit të ditë, i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit është projektligji “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe Projektvendim “Për miratimin a kandidaturave për pozicionet e Komisionerëve pranë Avokatit të Popullit”.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse opozita do të marrë pjesë në këtë seancë plenare.

Kujtojmë se në datë 16 opozita do të zhvillojë protestë para kryeministrisë.