14.02.2019 - 09:22
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën, ku një grua është gjetur e pajetë në liqenin e Sharrës.
Trupi i 45-vjeçares është gjetur mes disa ferrash.
Dyshohet se viktima është qëlluar me sende të forta.
Ky dyshim vjen pasi janë konstatuar shenja dhune në kokën e saj.
Gjithashtu pas këqyrjes se trupit janë gjetur edhe 3 plagë plumbi në trupin e viktimës dhe dyshohet se është qëlluar 3 herë me armë zjarri.
Informacion paraprak
Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.