MENU
klinika

Lëvizja kombëtare për lexim

200 libra të rinj pasurojnë bibliotekën e shkollës në Zejmen

14.02.2019 - 12:24

“Ku ka dije, ku ka bibliotekë, ku lexohet, ka dhe ide novative, ka gjithnjë një shteg të ri për të dalë nga situatat e vështira, për t’u matur me botën me inteligjencë dhe mençuri” shprehet ministrja e Kulturës Margariti në një vizitë në Zejmen.

Lëvizja kombëtare për lexim, e lindur në nëntor 2018, sjell vëmendjen tek libri, objekti i vetëm që i bën personat të lirë, të pavarur dhe sigurisht të ditur. Për këtë nismë dhe me të njëjtën moto, për të zgjuar interesin ndaj librit, Ministrja e Kulturës Elva Margariti pasuroi me 200 libra blibliotekën e Zejmenit në rrethin e Lezhës.

Nga kjo nismë deri tani kanë përfituar 10 shkolla periferike në të gjithë vendin. Pasurimi i bibliotekës i jep nëj interes të shtuar nxënësit por edhe gjithë atyre që nëpërmjet librit shohin zhvillimin.

Ky zhvillim në radhë të parë vjen nga kultura e njerëzve dhe është tregues i zhvillimit social në tërësi. Duhet një ndërgjegjësim më i madh për librin që këto kohë kur shoqëria po futet në krizën e vet dhe indiferentizimit ndaj leximit të rikthehet interesi ndaj dijes.

Nëpërmjet të kuptuarit të librave dhe ideve që ato përçojnë njerëzit bëhen më të ndërgjegjësuar për rolin e tyre që kanë në shoqëri dhe për të ndryshuar, për të ecur me motorin e zhvillimit modern.

Më shumë se kurrë, dhe më shumë se gjithë të tjerët janë fëmijët ata që thithin, apasionohen dhe ëndërrojnë botën e librit. Leximi nga 0-14 vjeç është një nga kushtet kryesore të zhvillimit të personlaitetit të fëmijës si dhe të një motori apo gjeneratori të pafundëm idesh. Prandaj koha për të lexuar është tani, prindërit duhet të fillojnë të mendojnë për interesimin ndaj librit, tani.

“Një tjetër detyrë është dhe pasurimi i bibliotekave publike, kthimi në ambiente funksionale dhe tërheqëse për fëmijët dhe të rinjtë. Është një angazhim i kësaj lëvizjeje arritja e një marrëveshjeje me bashkitë e vendit për t’i nxitur të krijojnë një zë të rëndësishëm në buxhet për bibliotekat publike”, vijon ministria në përkushtimin e saj kundrejt librit dhe nxënësve.

Më pas nxënësit e Zejmenit u njohën nga afër me librat e dhënë nga Ministria e Kulturës.

Në Zejmen nxënësit u njohën nga afër me librat e dhuruar në orarin e pushimit duke treguar interes për titujt e rinj të letërsisë bashkëkohore.

 

 

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024