MENU
klinika

Mallakastër e Pogradec

Lojërat e fatit akoma hapur, 3 të proceduar penalisht

14.02.2019 - 13:54

Tre persona janë proceduar penalisht në Lushnje, Mallakastër dhe Pogradec për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.

Ndërsa penalisht janë proceduar pronarët e dy subjekteve.

Shtetasi me iniciale L. H., 23 vjeç, banues në Lushnje u procedua penalisht pasi në ambientet e lokalit “Bar kafe” në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 tableta dhe 1 kompjuter.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi me iniciale N. H., 45 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ju gjetën 1 tavolinë bixhozi, letra dhe chipsa që shërbejnë për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia nisi procedimin edhe ndaj L. T., 57 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, në lokalin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje që shërbejnë për lotari sportive, një kompjuter, një monitor dhe një printer.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Lushnje dhe Pogradec për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara “dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier