MENU
klinika

Policia greke akuzon

Shqiptarët ‘tmerre’ në burgun grek, çfarë kanë bërë

14.02.2019 - 15:43

Policia greke ka ngritur akuzë për 8 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas grekë që ndodhen në burgun Koridalos.

Ata akuzohen për tentativë vrasje ndaj një shtetasi grek, ndodhur më 03.11.2014 jashtë banesës së tij në Athinë, Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, në 12.10.2017 brenda në zyrën e tij në Athinë si dhe Kanosjen ndaj një avokati grek në 07-08.02.2019 në Athinë.

Të akuzuarit kanë dërguar 3 shtetas jashtë burgut, për t’i marrë 3000 euro avokatit nën kërcenimin për jetën.
Po kështu akuzohen për vrasjen e shqiptarit Albert Bako më 14.01.2019 në sektorin e të burgut Koridalos.

Ndër të tjera akuzohen se kanë ndihmuar në arratisjen e shtetasve shqiptarë Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos në 01.01.2019 si dhe për tentativë për manipulimin e shkakut të vdekjes së shqiptarit Bardhyl Tusha në burgu Koridalos më 27.01.2019 me qëllim që të dukej si helmim dhe të akuzohej një shtetas grek i burgosur.