MENU
klinika

Kamera e fshehtë

Ylli i Napolit si shqiptarët! E “çmend” e dashura…

14.02.2019 - 18:00

Lorenzo Insigne është lojtari më i mirë i Napolit, por ai është edhe një nga më të mirët te kombëtarja e Italisë. Por së fundi, futbollisti 1.62 i gjatë ka rënë pre e një kamere të fshehtë të realizuar nga “Le Iene” në bashkëpunim me bashkëshorten e tij.

Ndoshta në pamje të parë, sulmuesi nuk ta jep aspak përshtypjen që është xheloz, por pasi të keni parë videon do të ndryshoni plotësisht mendim.

Falë bashkëshortes së tij Jenny dhe talentit të saj për të aktruar, ai ka rënë pre i një kamere të fshehtë në një situatë që e ka tensionuar shumë. Në shtëpinë e tyre kanë mbërritur lule dhe një mesazh zanor me spec nga një producent që i ofron Jenny-t një rol në një film, Zonja Bovari, por me skena paksa tepër të nxehta brenda, gjë që e ka tërbuar sulmuesin e kombëtares italiane. Nuk mbaron me kaq, sepse producenti-aktor i bënte telefonata pa fund bashkëshortes së Insigne-s, duke i dërguar edhe lule, me foton e tij, pa harruar mesazhet në telefon, që natyrisht krijuan tension të paparë mes futbollistit dhe gruas së tij.

“Ç’kemi zë i mrekullueshëm, po mendoja për ty… puthje!” Insigne e dëgjon mesazhin dhe tërbohet: “Vërtet po ndodh kjo? Dhe ti po i përgjigjesh? Nuk po i përgjigjesh sepse jam unë këtu?“

Ajo i përgjigjet: “Më thuaj i ti përgjigjem, më thuaj ti”…

Insigne, në nerva e sipër, i hakërrehet bashkëshortes dhe i kërkon që t’i përgjigjet një herë e mirë personit që e telefonon dhe i dërgon mesazhet e guximshme: “Kush dreqin je ti që flet me këto konfidenca? Ti nuk je askush.”

“Ashtu? Je xheloz? Po apo jo?”, Jenny e mbajti lojën sa mundi, por situata u bë mjaft e acaruar dhe për pak sa nuk u kalua në dhunë fizike.

Lorenzo Insigne mësoi të vërtetë dhe më pas një puthje me bashkëshorten e tij, me të cilën është martuar që në vitin 2012 dhe janë prindër të dy djemve.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat