MENU
klinika

Reagon Rama

“Budallai me shiringë në dorë”, Rama: Ja pse nuk e humb durimin

14.02.2019 - 18:18

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish përplasjes sot në Kuvend teksa deputeti Edi Paloka e spërkati me bojë stilografi. Sipas tij, veprimi i Palokës sot ofendoi mikun e shqiptarëve Talat Xhaferin, i cili ishte i pranishëm brenda seancës parlamentare për të ndjekur ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Alkooli droga dhe duhani dëmtojnë shumë, por baballëku i vetëdijshëm dëmton edhe më tepër. Problemi i budallait të vetëdijshëm është krenaria. Budallai ishte një person që hodhi bojën përpjetë në Kuvend.

Që mos e zgjasë kjo vëllai im është e komplikuar dhe nuk është punë grushtesh e shqelmash. Është një lloj i veçantë budallai. Sot ishte dita kur edhe tek gjithë qytetarët e Maqeonisë i kishin sytë tek kuvendit shqiptar.

Për fatin më të keq u bë sot dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbër Xhaferit që sakrifikuan për flamurin, për historinë dhe për shqiptarët. Sot ne jetojmë përmes veprës së tyre. Opozita sot e ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia duke shkelur çdo traditë dhe normë shqiptare.

Ata nuk e kanë me mua nuk e kanë me ju. Ata janë pengesa mes tyre dhe jush. Pasioni nuk me tretet por veç me rritet. Ata janë të zhurmshëm, ata do të mbeten një pakicë dhe një shumicë nuk do të bëhet.Jo për mua dhe partinë time, por për mua dhe ju që e doni Shqipërinë të bukur. Ja pse nuk është punë grushtesh dhe shkelmash kjo punë”, tha Rama.