Ka tension përsëri mes serbëve dhe kosovarëve dhe kjo ka ndodhur në Brezovicë, qendër ku mund të ushtrohet shumë mirë sporti i skive.
Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe është duke i grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme. Institucionet paralele në Brezovicë e kanë dëbuar dhe plaçkitur zyrën e Federatës Skitare të Republikës së Kosovës.
Serbët kanë vepruar pa pëlqimin dhe pa diturinë e Federatës. Me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga institucionet sportive të Kosovës.
Çështja e statusit të Brezovicës nuk është zgjidhur ende dhe kjo ka bërë që kohë pas kohe të ndodhin incidente në këtë qendër sportive.
Federata Skitare e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj autorëve që e plaçkitën zyrën e saj dhe që tentuan ta dëbonin këtë institucion sportiv kosovar nga Brezovica.
“Informatë: Plaçkitet zyrja e Federatës Skitare në Hotel Molika – Brezovicë dhe tentohet dëbimi i saj nga ky objekt.
Me këtë rast është duke u marrur Policia e Kosovës dhe presim që shumë shpejt të gjinden dhe të vihen para drejtësisë akterët e këtij rasti të shëmtuar si dhe të rikthehen paisjet e vjedhura”, – shkruan në reagimin e Federatës Skitare të Kosovës.