Pas vendimit për shpëtimin e Dritan Dajtit nga burgu përjetë dhe dënimin e tij me 25 vite, kontrolle blic janë ushtruar në banesat e gjyqtarëve.
Mësohet se kontrollet janë ushtruar nga forcat policore në banesat e tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dajtin.
Njërit prej gjyqtarëve që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm i janë gjetur në shtëpinë që ka në Vlorë një shumë prej 20 000 eurosh.
Shuma e parave u gjet pas kontrolleve që janë kryer mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin në Apelin e Krimeve të Rënda.
Gjyqtari Skënder Damini ka edhe një banesë tjetër në Tiranë.