MENU
klinika

Detajet

Protesta e 16 shkurtit/ Kryeministria merr masa, mbulohet hyrja

15.02.2019 - 10:46

Pak orë përpara protestës së opozitës, përpara godinës së Kryeministrisë, shërbimet qeveritare kanë marrë masa për të ruajtur strehën e dritave që ndodhet në hyrje të godinës.

Gjatë orëve të pasdites dhe deri në mbrëmje vonë, është punuar shpejt dhe është ngritur kjo skelë që pritet të izolojë hyrjen kryesore të kryeministrisë.

Kjo masë është ndërmarrë edhe në protestën e fundit që opozita ka zhvilluar në Tiranë, disa muaj më parë.

Ndërkohë vetë Rama atë ditë nuk do të jetë në zyre, pasi të shtunën ka një aktivitet në qytetin e Vlorës.

Me sa duket Kryeministria i druhet ndonjë sulmi me sende të forta në këtë pjesë të saj, siç ka ndodhur dhe herë tjetër.

Megjithatë përfaqësues të opozitës kanë deklaruar se nuk do të ketë dhunë por se nuk mund ta ndalin popullin.