15.02.2019 - 12:43
Ish-zevendeskryeministrja Senida Mesi ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të saj në postin e kryetares së bashkisë së Shkodrës.
Nga Shkodra, ku edhe ajo është deputete tha se do të ishte nder për të nëse do ti propozohej diçka e tillë.
“Do të ishte nder për mua nëse me propozohet diçka e tille. PS ka emra mjaftueshëm që e meritojnë këtë detyrë. Jemi ende ne proces diskutimi. Mendoj se ka ardhur koha që Shkodra të bëjë ndryshimin ashtu siç ishte edhe 4 vite më parë“, u shpreh Senida Mesi.