MENU
klinika

Kilometra për një gjilpërë

Fshatrat në Bulqizë pa qendra shëndetësore

15.02.2019 - 15:08

Prej dy vitesh rreth 1 000 banorë në fshatrat Dushaj dhe Lepurakë në Bulqizë udhëtojnë disa kilometra për të bërë një gjilpërë apo një kontroll të thjeshtë.

Qendra shëndetësore është mbyllur duke lënë pa shërbim këto dy fshatra.

Ata që preken më shumë janë të moshuarit dhe fëmijët, të cilët duhet të udhëtojnë drejt Fushë-Bulqizës apo Spitalit të Bulqizës.

Gjatë dimrit, fshatrat izolohen dhe marrja e ndihmës mjekësore bëhet e pamundur.