MENU
klinika

Ulen tensionet

Franca ‘u dorëzua’/ Rikthehet ambasadori në Itali

15.02.2019 - 16:29

Ambasadori i Francës në Itali, i tërhequr nga vendi i tij këtë muaj për shkak të konflikteve Francë-Itali, do të kthehet në Romë sot, tha Ministrja franceze e Çështjeve Evropiane. “Ai kthehet në Romë sot,” tha ministrja Nathalie Loiseau për radio RTL.

“Presidenti i Italisë foli me Macron në telefon  dhe u shprehën se miqësia e tyre … ishte e rëndësishme dhe se të dy vendet kishin nevojë për njëri-tjetrin”, tha Loiseau për RTL.

Franca tërhoqi ambasadorin e saj më 7 shkurt, hera e parë që një i dërguar francez në Romë tërhiqej që nga Lufta e Dytë Botërore, menjëherë pasi di Maio u takua me anëtarët e lëvizjes franceze “jelekverdhët”.

Tensionet mes dy aleatëve tradicionalisht të ngushtë janë shtuar gjithnjë e më shumë që nga mesi i vitit 2018, me zëvendëskryeministrat e Italisë, Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, duke sulmuar potencialin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe qeverinë e tij, kryesisht mbi politikën e migracionit.

Salvini-Di Maio kanë akuzuar shumë herë Macronin, së fundmi për migracionin dhe trashëgiminë koloniale të Francës.

Salvini është gjithashtu një aleat i Marine Le Pen, partia kundërshtare e Macronit.

Parisi dhe Roma janë gjithashtu në kundërshtim me një projekt hekurudhor të diskutueshëm për të lidhur Torino dhe Lyon. “Pesë yjet” kundërshtojnë fuqimisht projektin prej 8.6 miliardë euro dhe të martën i paraqiti ambasadorit francez Christian Masset një analizë kosto-përfitim që tregon se Italia do të pësojë një humbje neto prej 7 miliardë euro nëse do tëvazhdojë me projektin.

Qeveria franceze nuk ishte e impresionuar. Franca ka gërmuar tashmë 25 kilometra në Alpe dhe vonesat e mëtejshme mund të nxisin Brukselin që të zvogëlojë fondet e BE për projektin, një shumë që aktualisht shkon në 400 milionë euro. Franca do të donte që Italia të respektonte angazhimet e saj ndërkombëtare. Qeveria italiane tha se do të diskutojë projektin me Parisin, por asnjë datë nuk është caktuar ende, tha një zëdhënës i ministrisë italiane të transportit.

Edhe arti nuk është imun ndaj konflikteve franko-italiane. Muzeu i Luvrit do të festojë 500-vjetorin e vdekjes së Leonardo Da Vinçit në tetor. Në vitin 2017 qeveria italiane pranoi t’i jepte muzeut të Parisit pjesën më të madhe të punës së Da Vincit, që ata zotëronin. Por kjo tani nuk mund të ndodhë. “Leonardo është italian, ai vdiq në Francë,” tha Lucia Borgonzoni, nënsekretare e shtetit të Italisë për kulturën, në nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po shkatërrojnë ekuilibrin e kontinentit

Konfliktet Francë-Itali dhe rreziqet për Evropën

Zv.kryeministri italian takon "Jelekverdhët"

Franca-Italisë: Mos ndërhyni në punët tona!